HMC

Vendbanimi neolitik Kamnik, Kolonjë !

Archaeological museum in Ersekë

Updated: April 03, 2024 12:58 AM

Vendbanimi neolitik Kamnik, Kolonjë ! is located in Ersekë (Town in Albania), Albania. It's address is 7HCV+P54, Kamnik, Albania.

7HCV+P54, Kamnik, Albania

Questions & Answers


Where is Vendbanimi neolitik Kamnik, Kolonjë !?

Vendbanimi neolitik Kamnik, Kolonjë ! is located at: 7HCV+P54, Kamnik, Albania.

What are the coordinates of Vendbanimi neolitik Kamnik, Kolonjë !?

Coordinates: 40.2717607, 20.5929517

Vendbanimi neolitik Kamnik, Kolonjë ! Reviews

Bexhet Zeqiri
2023-10-27 08:30:19 GMT

Vendbanimi neolitik Kamnik, Kolonjë.
Neolithic settlement of Kamnik.
Fshati Kamnik ndodhet në krahun e djathtë të rrjedhjës së sipërme të Lengaricës i vendosur në të djathtë të rrugës automobilistike Ersekë-Leskovik, rreth 4 km. në jugperëndim të qendrës së lokalitetit Barmash. Ne të hyrë të fshatit ngrihet një kodër e vogël shkëmbore me dy kreshta të cilën vendasit e quajnë Shkëmbi i Kamnikut. Shpati jugor dhe perëndimor i saj bie vende vende me një pjerrësi të thikët mbi përroin e Barmashit, ndërsa nga veriu dhe lindja ai zbret më bute dhe me shkallëzime terracore. Ne kreshtën më të lartë të kësaj kodre, në vitin 1967, qenë konstatuar gjurmë të një pike vrojtimi të fortifikuar antike, kurse në qafen e saj, të quajtur nga vendësit “Livadhet e qytezës” dhe poshtë kreshtës veriperëndimore u vunë re mbi sipërfaqe mjaft fragmente qeramike prehistorike. Një vit më vonë, Muzeu i Ersekës ndërmori në këtë vend gërmime sondazhi.
Punimet nxorën në dritë gjurmë të një banimi neolitik me kulturë të ngjashme me atë të tipit Maliq
Në vitet 1969 dhe 1970, gërmimet e filluara nga Muzeu i Ersekës qenë vazhduar nga sektori i arkeologjisë i Institutit të historisë e të gjuhësisë me qëllim që të studjohej, në një sipërfaqe më të gjerë dhe në mënyrë më të plotë, jeta dhe kultura e këtij stacioni posa të zbuluar prehistorik, veçoritë arqitektonike të tij dhe karakteri i depozitimeve shtresore.

Duke dashur me e inkuadruar kronologjikisht kulturën e vend banimit të Kamnikut ne i referohemi raporteve Kamnik-Dimini dhe në mënyrë të veçantë importit diminian “klasik” të zbuluar ne shtresat më të hershme të tij. Këto raporte kulturale e përcaktojnë qartë jo vetëm pozicionin kronologjik relativ por dhe absolut të kësaj kulture fillimet e së cilës në Kamnik i përkasin fazës fundit të neolitit të vonë. Në qoftë se do të marrim si pikë shtytje datimin absolut tradicional të Diminit, atëherë si kohë fillimi për vendbanimin e Kamnikut duhet të pranojmë vitet 2800-2700 p.e.sonë, duke pasur parasysh më tepër fundin se sa fillimin e kësaj periudhe.

Duke gjykuar nga kockat e kafshëve të buta dhe të egra si edhe nga ato pak farë drithi dhe mbeturina byku të përzier me baltën e furrave, del e qartë se banorët neolitikë të Kamnikut merreshin kryesisht me blegtori, bujqësi dhe gjueti; se ata kultivonin gjedhin dhe bagëti të imta, mbillnin grurin dhe gjuanin kafshë të egra, kryesisht derrin dhe drerin. Ata ishin gjithashtu dhe mjeshtra të përsosur për atë kohë nw prodhimin e qeramikës. Enët prej balte të zbuluara nw Kamnik, tregojnë mësëmiri se poçarët neolitikë të këtij vendbanimi kishin përvojë të madhe dhe sens të zhvilluar për ngjyrën dhe format të cilat dinin t'i kombinonin aq mirë e bukur. Poçarët “artiste” të Kamnikut arritën të krijonin prej balte të pjekur vepra të tilla, të cilat mund të qëndrojnë përkrah shfaqjeve mw të shkëlqyera të
artit dekorativ neo-eneolitik të Evropës juglindore. Një qeramikë e pikturuar si ajo e Kamnikut, e cila shquhet për mënyrën e pastër të punimit të saj, për pjekje të përsosur, për elegance formash dhe harmoni ngjyrash, për vizatim të saktë dhe kompozime motivesh nga njëherë të guximshme dhe shpesh për t'u admiruar, i tejkalon kufijtë e prodhimit primitiv shtëpiak me dore. Sipas mendimit tonë kjo presupozon ekzistencën e një prodhimi “zejtar” të qeramikës, të realizuar nëpërmjet mjeteve të ndryshme teknike që kishin si bazë vërtitjen e enës.

Skënder Aliu

Write a review of Vendbanimi neolitik Kamnik, Kolonjë !


Vendbanimi neolitik Kamnik, Kolonjë ! Directions
About Ersekë
Town in Albania

Ersekë, is a town and a former municipality in southeastern Albania. At the 2015 local government reform it became a subdivision and the seat of the municipality Kolonjë. Founded in the 17th century, Erseka was the seat of the former Kolonjë District. The population at the 2011 census was 3,746. source

Top Rated Addresses in Ersekë